Zyra Vendore Arsimore Parauniversitare Tiranë njofton të gjithë personat që zotërojnë diplomë në fushën e mësuesisë dhe që nuk kanë qenë pjesë e Portalit “Mësues për Shqipërinë”, por janë të interesuar të punësohen ose angazhohen si mësues provizor, jashtë portalit, në institucionet arsimore parauniversitare publike nën juridiksionin e ZVA Tiranë, se:
 
Të interesuarit duhet të paraqiten pranë Zyrës Vendore Arsimore Parauniversitare Tiranë, në adresën: Rruga “Jeronim De Rada”, përballë Parlamentit, Tiranë, duke dorëzuar dokumentacionin si më poshtë:
 
Kërkesë me shkrim;
 
Fotokopje të thjeshtë të diplomës me listë notash;
 
Dokument mbi njohjen e gjuhëve të huaja (nëse ka);
 
Librezë pune;
 
Çertifikata kualifikimi (nëse ka);
 
Çertifikata trajnimesh (nëse ka).
 
 
 
Faleminderit për bashkëpunimin!